Zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano, njoftoi sot datën e takimit të radhës mes Kryeministrit të Kosovës, 19 korrik. Më parë Stano kishte bërë me dije se një takim i nivelit të tillë do të mbahej varësisht prej përparimit në dialogun mes ekspertëve të palëve. Takimi i kaluar mes Kurtit dhe Vucic ishte konsideruar gjerësisht si fiasko dhe rast për rrahje gjoksi nga të dy.
“Ky takim i nivelit të lartë të dialogut, do të fokusohet në diskutimin për progresin e arritur – për hapat e ardhshëm në dialog, i cili është shumë i rëndësishëm për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, – ka thënë Stano.
Takimi mes ekspertëve kosovarë nuk u paraqit si i suksesshëm as nga kosovarët e as serbët, përplot ankesa e akuza si nga Bislimi dhe nga Petkoivc.
Retorikës së të dy pushteteve në Prishtinë e Beograd po i shtohet doza e agresive. Kurti për portalin European Western Balkans tha se nuk i duhet njohja e nga Serbia, që marrëveshja e Washington është e keqe, të zakonshmet. Vucic në anën tjetër shpalli veten ‘qytetar nderi’ të Zveçanit. U ankua për persekutim të serbëve në Kosovë, dhe që nga takimi me Kurtin në Bruksl në çdo rast synon të parashutoj forcën ushtarake serbe diku në krahasim me mungesën e fuqisë së ushtrisë kosovare.
Stano në deklaratën e sotme theksoi se dialogu është shumë i rëndësishëm për perspektivën europiane. E përsëritur shpesh kjo nga BE por edhe e kritikuar për mjegullinë që shkakton. Diplomatët amerikanë Matthew Palmer dhe shefi i tij Philip Reeker ishin të ashpër me kritika ndaj BE’së për ngathtësinë në Ballkanin Perëndimor, si asnjëherë pas ndryshimit të administratës Trump nga ajo e Biden. Më shumë përpjekje kishin kërkuan në forumin e Prespës.
Diskutime rreth kësaj post