E ftuara e parë e këtij sezoni në “Pushime on top” ishte këngëtarja Jonida Maliqi, e cila ka folur rreth shumë të pathënave.
Në një intervistë me prezantuesen Ori Nebijaj, Jonida nuk u shpëtoi pyetjeve për jetën e saj private.
A është dikush në zemrën e saj? Duket se jo.
Artistja zbuloi se aktualisht është ‘single’ dhe këto janë pushimet e para që kalon vetëm.
Por, shtoi se verën do e kalojë me familjen dhe shoqërinë e saj.
“Pushimet më të mira janë me familjen. Unë gjithmonë kam pushuar me familjen. Pushime me goca, pushime dyshe jo. Treshe e lart, katërshe, mundësisht gjinia femërore, mashkullore, por vetëm shoqëri. Në fakt mund të them që këto janë pushimet e para që unë jam vetëm. Kam nevojë t’i shijoj vetëm”, – u shpreh ajo.
Kujtojmë se Jonida ka qenë së fundmi në një lidhje dashurie me aktorin e humorit Romeo Veshaj dhe ndarja e saj u zbulua vetëm kur aktori bëri publike lidhjen me vajzën e ministrit Niko Peleshi, Aleksian.
Diskutime rreth kësaj post