Ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka reaguar për vendimin e SPAK për të dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri, për abuzim me tendera si dhe për pengimin e procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale të 2019.
Kulluri tha se është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ai i cili u ka kërkuar kryebashkiakëve që të bllokojnë procesin zgjedhor dhe se përgjegjësi kryesor është ai. Kulluri shprehet se Basha, bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor dhe më pas i hedh në rrugë.
“Si zyrtar i shtetit ka detyrim t’i bindet ligjit, përveç përgjegjësisë personale të z. Kapri ka një përgjegjësi edhe të kryetarit të PD-së që u ka kërkuar kryetarëve të bashkisë që të bllokojnë procesin zgjedhor. Kjo është përgjegjësi morale dhe politike. Basha bashkëpunëtorët e tij i merr, i përdor i hedh në rrugë dhe në fund nuk mban asgjë përgjegjësi. Kjo nuk ka qenë ideja e z. Kapri ka qenë e kryetarit të PD-së. E ka bërë zoti Lulzim Basha. Këtu përgjegjësi është e kryetarit të partisë. Basha nuk ka çfarë bën tashmë, Kapri do të vërtetojë se nuk ka zhvilluar veprime për mos zhvillimin e zgjedhjeve” – tha Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post