Italia fitoi Kampionatin Europian për herë të dytë në histori të saj, pasi mposhtën me penallti Anglinë në finalen e zhvilluar në “Wembley”.
Përveç trofeut, “Azzurrët” kanë mbushur arkat pas këtij triumfi, duke arkëtuar maksimumin e mundshëm të parave, plot 28.25 milionë euro falë tri ndeshjeve të fituara në fazën e grupeve. Ndërkaq, në total, italianët i fituan 99.2 milionë euro, pasi i fituan edhe ndeshjet me Austrinë në të tetën e finales, me Belgjikën në çerekfinale, me Spanjën në gjysmëfinale dhe me Anglinë në finale.
Ndërkohë, ishin parashikuar edhe shpërblime të tjera prej 200 mijë eurosh për vendin e dytë dhe 150 mijë nëse Italia shkon në gjysmëfinale. Për Kombëtaret pjesëmarrëse në Evropian, UEFA i ka ndarë 331 milionë euro, një rekord i ri ky. Në “Euro 2016” ishin ndarë 301 milionë euro.
Diskutime rreth kësaj post