Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përkujtoi 26-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke shprehur simpatinë e tij për viktimat.
Në një video-mesazh për ceremoninë përkujtimore ku po shënohet përvjetori i gjenocidit, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe boshnjakët.
“Në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë që kjo njollë e zezë e historisë së Evropës dhe njerëzimit (gjenocidi i Srebrenicës) të shtyhet në plan të dytë”, – theksoi Erodgan.
“Plagët që Srebrenica hapi në zemrat tona janë ende duke derdhur gjak edhe pse kanë kaluar 26 vjet”, – shtoi presidenti turk.
Më shumë se 8.000 myslimanë boshnjakë u vranë kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan Srebrenicën në korrik 1995, megjithëse praninë e trupave paqeruajtëse holandeze.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e kishte shpallur Srebrenicën “zonë të sigurt” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, trupat e drejtuara nga gjenerali Ratko Mlladiç pushtuan zonën e OKB-së. Ai më vonë u shpall fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Duke kujtuar dekretin e gjykatës për kriminelin e luftës, Erodgan tha se megjithëse dekreti nuk mund të lehtësojë vuajtjet e “tragjedisë në zemër të Evropës”, ai mund të ndihmojë në parandalimin e gjenocideve të tjera.
Ai nënvizoi rëndësinë e paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku jetojnë besime, kultura dhe etni të ndryshme, duke thënë se stabiliteti i saj është i nevojshëm për gjithë Evropën, veçanërisht Ballkanin.
Presidenti turk u bëri thirrje figurave politike të kundërshtojnë urrejtjen, dhunën dhe diskriminimin dhe të ribashkohen bazuar në vlerat e përbashkëta njerëzore.
“Është detyra jonë e përbashkët ta bëjmë paqen të përhershme në këto toka”, – tha ai. Erodgan gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të gjenocidit dhe u lut për mëshirën e Allahut për të vra rët.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post