Prof. Dr. Zheni Gjergji ka festuar së fundmi ditëlindjen. Mjekja e njohur është surprizuar në këtë ditë të shënuar për të nga të rinjtë e FRPD -së Elbasan të cilët i kishin përgatitur një buqetë me lule.
Ky gjest i bukur nga FRPD Elbasan duket se e ka emocionuar kandidaten e PD-së në Elbasan e cila ka siguruar një mandat në këtë qytet pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Ka qenë vetë zonja Gjergji e cila ka postuar disa fotot nga këto momente gëzimi, ku i pranishëm ka qenë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Gjegji shkruan se të rinjtë e FRPD janë drita e qytetit të Elbasanit.
“Ti mendon se urimet për datën e lindjes të emicionuan veç atë ditë.
Por jo!
Të rintë e FRPD Elbasan ta mbushin shpirtin!
Ju kam në zemër!
Jeni drita e këtij qyteti!
Forumi Rinor i Partisë Demokratike Elbasan” – shkruan Zheni Gjergji.
Mjekja Zheni Gjergji është një nga figurat më të spiktura në qytetin e Elbasanit nga radhët e demokratëve. Po ashtu në zgjedhjet e 25 prillit ishte një nga më të votuarat ku arriti të grumbullonte 2221 vota personale.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post