Ish-Presidenti Bujar Nishani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me qëndrimin që kryeministri Rama mban ndaj Bashkimit Europian.
Postimi i plotë:
“Edi Rama sulmon, fajëson e fyen Evropën pse Shqipëria nuk përparon dot në procesin e integrimit!!
A e dini PSE?
Një raport i publikuar nga “World Justice Project” mbi Sundimin e Ligjit i cili përmbledh vlerësimin për periudhën nga viti 2015 deri në 2020 e rendit Shqipërinë në vendin e 78 nga 128 vende sa i takon sundimit të ligjit, ndërsa në Ballkan në vendin e fundit.
Pas Shqipërisë renditen Maroku, Peruja dhe vendet e Afrikës.
https://worldjusticeproject.org/rule-of-law-index/
Në lidhje me korrupsionin Shqipëria renditet e 100-ta nga 128 shtete dhe e fundit në Ballkan.
Në lidhje me transparencën e qeverisë ndaj qytetarëve, vendi ynë rankohet i 77-i nga 128 shtete në botë dhe i fundit në Ballkan!
Në lidhje me rendin dhe sigurinë, Shqipëria renditet e 36-ta nga 128 shtetet në rang global dhe e fundit në Ballkan!
Përsa i takon zbatimit të rregullave në rang global Shqipëria renditet e 98 dhe i fundit në Ballkan.
Për drejtësinë civile, ku Shqipëria ka pësuar ulje të madhe në renditje, vendi ynë është i 87 në rang global dhe i fundit në Ballkan!
Besoj këtu është përgjigjja se PERSE Edi Rama vit pas viti vetëm akuzon, fajëson, e tallet me Evropën dmth me të ardhmen e shqiptarëve!
Na duhet me çdo kusht një zgjidhje të re!” – shkruan Nishani.
Diskutime rreth kësaj post