Ish-kandidati për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka vlerësuar maksimalisht shfaqjen ‘Ferma e Kafshëve’ e cila është luajtuar tek Amfitetari i Tiranës. Sipas Kadillit, ky është një mesazh që i përçohet drejtëpërdrejtë politikës.
Mes akuzave të shumta për shembjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook Kadilli shkruan se ajo skenë foli vetë dje si një formë për të treguar që shembja e teatrit ishte e gabuar. Pa përmendur emra në mënyrë të drejtpërdrejtë se kujt i drejtohet, Kadilli thotë se teatri i foli iluzionit dhe cinizmit.
Postimi i plotë:
“Teatri që flet!
Mbrëmë pashë një shfaqje teatri që kisha kohë që më mungonte. Më mungonte pa e ditur se do bëhej. Pashë një Teatër që Flet.
Metafora e Fermës së Kafshëve i foli qytetit nga amfiteatri veror. I foli nënshtrimit, konformizmit, dorëzimit të shoqërisë përballë pushtetit.
Dje Teatri Kombëtar i foli politikës. I foli iluzionit dhe cinizmit politik. Dje Driada Dervishi me regjinë plot elemente të guximshme i foli 30 viteve të tranzicionit me gjuhë artistike. Me gjuhë të vërtetë, me estetikë, dhe me ndershmëri.
Dje pashë Çulin, Liçajn, Kakelin, Shehajn, Lakon të bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë dhe që veç tyre nuk e bën dot kush. Të përjetësojnë me art makthin e një shoqërie që e vlerëson shumë pak lirinë. Që ende i trembet lirisë. Që ende lëngon nga oportunizmi shekullor. Që vuan konformizmin modern.
Është folur shumë për teatrin këto vitet e fundit. Dje pashë Teatrin të Flas vetë.”-shprehet Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post