Ultimatumi i kryeministrit Rama pak ditë më parë ndaj drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit, për të vënë në “shina” të gjithë strukturën, për 100 ditë ka sjellë reagime të shumta.
Një ndër ta është dhe gazetarja Anila Hoxha e cila vazhdon të ironizojë aksionet aksionet e policisë. Ajo ka nxjerrë dhe disa nga lëvizjet e policisë në ditën e katër të afatit.
Postimi i Hoxhës:
“QENDRO në shtepi ndryshe do behesh statistike e 100 diteshit !!!
Dita e katërt e afatit ..luftë krimit të organizuar me titra.
Konkurs i paparë midis drejtorive policore .
LEZHA : ushtron dhune fizike ndaj bashkeshortes , policia e arreston
Berati : ndalohet nje shtetase per mos kallzim krimi, arrestohen kater persona per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Dy te tjere procedohen
Durresi : procedohen dy shtetas që transportonin lende drusore ne menyre te paligjshme
Kukesi : operacioni Kepi, arrestohet kryeplaku i Gur- Kalise per kultivim droge
KORCA: goditet nje rast i armembajtjes pa leje
DURRES prapë : procedohen per muzike dy administratore
HIMARE: ndertoi pa leje, arrestohet
ELBASANi ; u konstatua me muzike te larte pas orarit, procedohet administratori
VLORE : vijon puna për monitorimin e zbatimit te masave kufizuese për parandalimin e perhapjes se Covidit, procedohet administratori i picerise për 5 kliente qe u gjeten ne subjekt
SHKODRA : vijon operacioni Gjysem finalja
LUSHNJA : ushtron dhune ndaj bashkeshortes, arrestohet
Dridhet toka edhe krimi
Korrupsioni dhe zengjini
Po e lufton policia
Ki kujdes , mos di nga shtepia!”-tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post