Anglia luajti shumë mirë me Danimarkën, por sërish nuk shkëlqeu. Gareth Southgate pa 6 probleme në skuadrën e tij, të cilat do të mundohet t’i korrigjojë kundër Italisë.
Së pari, Maguire dhe Stones nuk ishin në të njëjtën gjatësi vale kundër Danimarkës, ashtu si shokët e tyre në krahë. Shaw dhe Walker shtynin përpara në pjesën e parë, duke i lënë shpesh dy qendrat të vetmuara.
Së dyti, goli i Danimarkës erdhi pas një faulli të panevojshëm të Shaw ndaj Kristensen. Së treti, Rice dhe Philips luajtën shumë mirë këtë turne, por ka zëra që kërkojnë rikthimin e Henderson. Italia do të ketë tre mesfushorë, Verrati-Jorginho-Barrella, dhe Anglia duhet të ketë më shumë kontroll.
Së katërti, Anglia e bëri zëvendësimin e parë kundër Danimarkës në 69’. Të dytin në shtesë, atëherë kur kundërshtari i kishte bërë 5. Sigurisht që Southgate nuk gaboi me to, por me intensitetin ndaj Italisë, ai duhet ta shfrytëzojë më mirë stolin e pasur që ka.
Së pesti, ndaj Danimarkës, Anglia bëri 20 goditje drejt portës, por shënoi vetëm 2 gola. Ndaj Italisë nuk mund të shpërdorojë kaq shumë. Dhe së fundmi, të gjithë e dinë talentin e portierit Pickford me këmbë, por ndaj Danimarkës, portieri pati shumë pasiguri dhe në momente presioni humbte topa të panevojshëm. Nëse përsëritet, sulmuesit e Italisë janë më të rrezikshëm.
Diskutime rreth kësaj post