Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale punën që po bëhet për rindërtimin e Shijakut, i cili u godit nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019. Rama premton se kjo lagje e re si një ndër zonat më të dëmtuara, do të jetë gati brenda fundit të vitit.
Postimi i plotë:
“Shijaku është një tjetër model i rikrijimit, jo thjesht rindërtimit pas tërmetit, me 30 pallate të reja për afër 670 familje, 800 banesa individuale nga të cilat 600 i janë dorëzuar tashmë familjeve, 4 shkolla e 1 kopësht të përfunduar dhe 2 të tjera që po ndërtohen me financim nga BE, si dhe ndërtimi e modernizimi i gjithë infrastrukturës publike
Kjo është lagja e re Lugina, një nga zonat më të dëmtuara, ku po ndërtohen 21 pallate me 6-7 kate, 125 vendparkime nëntokësore e 150 mbitokësore, ndërsa ka përfunduar pjesa kryesore e infrastrukturës publike
Brenda fundit të vitit edhe kjo lagje do të ketë përfunduar, së bashku me rikualifikimin urban, trotuare, gjelbërim e ndriçim, e familjet do të jenë akomoduar në shtëpitë e reja, falas. Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, duke ndjekur ecurinë e punimeve.”-shprehet Rama.
Video:
Diskutime rreth kësaj post