Moderatorja Argjira Spanca tregoi sot në rubrikën ‘Trotuar’ një histori që i ka ndodhur 3 ditë më parë. Ajo zbuloi se si pushuesve shqiptarë nga Kosova, kur vijnë në Shqipëri, kamerieri apo dikush tjetër abuzon me çmimet. Ajo tregon se një vajzë që i është përgjigjur në telefon në një hotel, i ka rritur çmimin e dhomës me 200 euro më shumë, nga ajo që ishte në booking.
Reagimi i Argjirës:
“Fiks para tre ditësh më ka ndodhur një gjë që më shqetësoi, që më bëri shumë përshtypje. Dua ta cek realisht, mbase ne edhe që jemi figura publike, momentin që shpojmë kudo i kemi dyert e hapura. Nuk është se na ndodh shpesh neve, por normalisht unë kam kontakt me njerëzit me familjen, sidomos nga Kosova që vijnë në Shqipëri.
Më ka rastis shpeshherë që miqtë e mi nga Kosova të ankohen për turizmin në Shqipëri, që te sjellja e kamerierit, që te çmimet, se si ua rrisin faturën në fund. E shumë, shumë gjëra të tjera.
Tani para 3 ditësh po rezervoja në një hotel në jug për ca miq të mi nga Kosova. Më nisën linkun ku do pronotoja, ku aty ishte një X çmim për 3 net, e zëmë. I shkruaj unë hotelit që ta merrja në telefon, që të mos e bëja rezervimin online. Ajo goca ma rrit çmimin për 200 euro në telefon, ku në fakt ishte 200 euro më pak.
I shkruajta pastaj se pse është 200 euro më shumë, se ajo goca nuk e dinte aspak se kush isha unë, por nga theksi i Kosovës direkt e ka rritur çmimin. E pasi e pyeta ajo më tha, epo bëje pronotimin në booking”, tregoi moderatorja e njohur.
Diskutime rreth kësaj post