Në familjen e deputetit të Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia sot ka festë. Lajmin e ka dhënë vetë ai ku shkruan se marton vajzën vajzën, Klarën. Deputeti ka bërë një postim emocionues, ndersa ka ndarë edhe disa foto nga ky moment.
Postimi i Qefalias:
“Kush ka vajza botën ka”!
Më bërë të përjetoj sërish të njëjtin emocion si ditën kur erdhe në jetë e të mora në krahë për herë të parë dhe sot po në krah por me fustanin e bardhë të nusërisë.
BIJA IME!
Ti ishe gëzimi i parë i familjes!
Vitet kaluan pa kuptuar dhe sot je veshur e bërë nuse, duke lumturuar e gëzuar Erjonin dhe familjen e tij, por për ne mbetesh sërish Klara e vogël, e dashur dhe e qeshur.
Dashuri e cila nuk do të mungojë kurrë sa të kemi frymën!
Buzëqeshja jote do të jetë sërish frymëzim për ne, për mamin, Leartin dhe Klausin!
Qofshi të lumtur bija babit“, shkruan deputeti.
Diskutime rreth kësaj post