UEFA nuk faluar Anglinë për episodet e ndodhura gjatë ndeshjes me Danimarkën. Federata angleze mori një gjobë prej 26.000 £ nga UEFA, si “faturë” për incidentet që ndodhën gjatë gjysmëfinales.
Kjo masë u zyrtarizua pas hetimit disiplinor për lazerin që shkëlqeu fytyrën e portierit Kasper Schmeichel në momentin e penalltisë, e cila u kthye në gol nga Harry Kane. Shqetësimi i futbollistëve në fushë nga tifozët me drita të tilla verbuese është e ndaluar, ndaj edhe ka mbërritur kjo gjobë e majme për “Tre Luanët”.
Schmeichel e priti goditjen e parë nga pika e bardhë, por nuk e zotëroi dot topin, që u gjuajt sërish nga Kane, aty afër, duke shënuar golin e dytë dhe të kualifikimit ndaj Danimarkës, në kohën shtesë. Penallti shumë e diskutuar, e cila i dërgoi anglezët në finalen e së dielës, kundër Italisë.
Diskutime rreth kësaj post