Avokat Idajet Beqiri tha se SPAK sapo ka nisur arrestimet, por arrestime të rëndësishme do të ndodhin në ditët në vijim. Ai paralajmëroi se tashmë nuk ka më kthim pas dhe të gjitha krimet e ndodhura në 30 vjetët e fundit në vend, do të ndëshkohen.
Deklarata e Beqirit:
“Njerëzit mendonin se SPAK do të bënte çudira menjëherë. Por tani shikojmë që motori është ndezur dhe shpejtësinë do ta marrë gradualisht, deri sa të marrë drejtimin e duhur. SPAK ka goditur të pandëshkueshmit e parë, ata që kanë krijuar këtë kaos në Shqipëri. Njerëz të nivelit të lartë të pushtetit gjyqësor, ekzekutiv, legjislativ dhe të pushtetit të katërt siç është media.
Prokuroria dhe gjykata tona ishin më të korruptuarat, ndaj në gjithë këto vite nuk ka pasur ndëshkime. Në Shqipëri u mboll institucioni i korrupsionit, dhe këtë e nguliti fort politika e lartë. Ata emëruan në sistemin e drejtësisë njerëz të korruptuar duke bërë që çdo krim të mbulohej.
Kjo situata tani po ndryshon sepse pandëshkueshmërisë në vend i ka ardhur fundi. SPAK sapo ka nisur por vala e arrestimeve do të jetë e gjatë”, u shpreh Beqiri.
Diskutime rreth kësaj post