Samanta Karevella është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, karriera e së cilës ka nisur që në moshë fare të vogël. Sot, ylli i muzikës mbush 31 vjeç. Edhe këtë herë, artistja ka zgjedhur që ditëlindjen ta festojë ashtu siç ka preferuar gjithmonë, përmes një feste private.
Samanta ka mbledhur miqtë e saj më të afërt në një vilë luksoze me pishinë në Kepin e Rodonit ku ka festuar që në orët e para të 9 Korrikut. Këngëtarja bukuroshe ka ndarë disa momente nga festa në Instagram, ku në njërën prej tyre shfaqet duke hapur një shishe shampanjë me thikë.
Më pas ajo ka postuar në feed një foto ku duket mahnitëse me fustanin e ditëlindjes të bardhë me lule dhe një video ku fryn qirinjtë si 31-vjeçare.
Diskutime rreth kësaj post