Anëtari i PD, Edvin Kulluri, foli për situatën aktuale dhe votimet e fundit në PD, për të cilat u shpreh se votimet e fundit që e çuan sërish kryetar Lulzim Bashën janë marrëzi njerëzore.
Deklarata e Kullurit:
“Të votosh për herë të tretë për Bashën, është një marrëzi njerëzore, jo politike. Vërtetë nuk e kuptoj dot këtë dëshirë dhe instikt, për mua është i verbër dhe e paarsyeshme, se si mund të votosh këtë njeri i cili nuk e çon dot as anijen në portin që ti do. Ne këtë kuptim e shoh që kjo histori ideologjike nuk përputhet me idetë e djathta”, tha Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post