Futbollisti 21-vjeçar i Danimarkës Mikel Damsgard është vënë në qendër të merkatos disa klubeve të mëdha në Premier Ligën angleze. Sipas mediave italiane, pas yllit të Sampdoria janë vënë Lidsi, Evertoni dhe Liverpuli.
21-vjeçari bëri paraqitje fenomenale në Kampionatin Europian duke realizuar dhe dy gola ku spikati ai ndaj Anglisë në gjysmëfinale me goditje dënimi.
Favor në këtë tratativë mund të ketë Totenhemit, pasi Fabio Paratiçi e njeh mjaft mirë terrenin në Itali dhe mund të dijë si të bindë drejtuesit xhenovezë, por këta të fundit kanë kushtet e tyre për mesfushorin që u transferua verën e kaluar nga danezët e Nordsjaeland.
Diskutime rreth kësaj post