Greta Zani është padyshim një ndër zërat më të ëmbël të muzikës popullore. Këngëtarja po realizon ëndrrën e saj më të madhe, pasi ka nisur studimet universitare në moshën 46-vjeçare për kanto.
E ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Greta tha se ka qenë një pasion që e ka patur që në vegjëli por fati deshti që t’i niste studimet në këtë moshë. “Po e shijoj të them të drejtën, është një eksperiencë që ndoshta nuk do e kisha shijuar kaq shumë po t’i kisha nisur studimet në moshën e duhur.”, tha këngëtarja.
Teksa u ndal tek rrugëtimi i saj artistik dhe si u bë pjesë e botës së muzikës, ajo tregoi dhe një bisedë që kishte zhvilluar me tenorin e famshëm Nevruz Yzeiri. “Kam punuar me Nevruz Yzeirin. Është një tenor i shkëlqyer. Kur më ka dëgjuar për herë të parë më ka thënë se të ardhmen tënde e shikoj si këngëtare. Dhe duhet të ngulmosh të bëhesh profesioniste në këtë fushë.”, u shpreh Zani.
Diskutime rreth kësaj post