Aeroporti i Kukësit këtë të premte ka pritur zyrtarisht ndalesën e avionit të parë me pasagjerë nga Zyrihu. Mesditën e sotme është ulur në Kukës, avioni Embraer – 190 i prodhuar në Brazil, me 67 pasagjerë që vinte nga Zyrihu në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zayed-Flatrat e Veriut”.
Fluturimi i parë nga Zürich për në Kukës u krye nga kompania ajrore zvicerane Helvetic Airlines. Bileta me gjithë taksa nga Zyrihu në Kukës ishte 99 euro dhe nga Kukësi drejt Zyrihut do të jetë 69 franga zviceriane.
Diskutime rreth kësaj post