Moti vjen me surpriza këtë fundjavë. Siç bë me dije meteorologu Hakil Osmani pritet që gjatë të shtunës dhe të dielës të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave.
Ndërkohë, ulja e temperaturave do të sjellë kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ku nuk do të mungojnë edhe shirat afatshkurtër.
“Kjo fundjavë sjell një rënie të ndjeshme të vlerave termike, duke bërë që temperaturat në fundjavë të zbresin në 35-36 gradë celcius. Po ashtu e shtuna dhe e diela do të jenë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat gjatë orëve të mesditës do të krijojnë mundësi edhe për reshje afatshkurtra shiu.
Ndërsa zonat bregdetare mbeten me kthjellime dhe kalime vranësirash. Duke qenë se kemi rënie të vlerave termike nuk përjashtohen edhe mundësitë për rrebeshe të izoluara breshëri,” thekson Osmani.
Diskutime rreth kësaj post