Partia Demokratike me anë të një deklarate ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke e etiketuar atë si autori i asaj që e quan masakër me prokurimet publike, që ka karakterizuar të gjithë qeverisjen e tij në dy mandatet e para.
“Filozofia dhe logjika si ka funksionuar Rama në 8 vite ka qenë kjo: PPP, ligje të shkruara për klientët dhe miqtë e tij, tendera pa garë, shpenzime luksi, oferta të pakërkuara. Shkurt dhe shqip qoka për këdo në enturazhin e tij”, deklaroi deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku.
Tabaku thotë se askush nuk e beson më Edi Ramën se e kuptoi vetëm sot në takimin me kryebashkiakët e vendit masakrën me tenderat.
Përfaqësuesja demokrate e shoqëron postimin me një grafik, që paraqet, sipas saj, se ku shkojnë taksat e qytetarëve shqiptarë.
Në këtë grafik, 200 mln euro, ose 38.5 për qind e tenderave janë dhënë pa garë. 226 mln euro kanë shkuar për luks, 45 mln euro, sipas PD, për oligarkët, 300 mln euro janë tendera që sipas opozitës janë dhënë në mënyrë korruptive dhe 20 mln euro janë dhënë me negocim pa shpallje.
Diskutime rreth kësaj post