Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale pas takimit të jashtëzakonshëm që zhvilloi sot kryeministri Rama me kryebashkiakët socialistë.
Vasili shkruan se tashmë qeveria po e pranon vetë që ka “batërdisur dynjanë” me vjedhje, ndërsa thotë se çdo përgjegjësi bie vetëm mbi ta, pasi e kanë rrëmbyer të gjithë pushtetin për vete.
Deklarata e Vasilit:
“Korrupsioni ka vetëm ngjyrën mavi të rilindjes së Ramës!!
Kryeministri, qeveria dhe kryetarët e Bashkive rilindas vodhën dynjanë dhe shkretuan fshatin.
Kryeministri që vodhi dynjanë me tendera sekrete ka gojë e flet.
Tani mbas 8 vjet grabitje milliardash Kryeministri filloi sot mashtrimet përsëri që të justifikoi dhe vazhdojë vjedhjet.
Korrupsioni ka vetëm ngjyrën e rilindjes sepse e kanë rrembyer të gjithë pushtetin dhe çdo përgjegjësi bie vetëm mbi ta.
SPAK turp që nuk vepron këta po i pranojnë vetë që kanë badërdisur dynjanë.” – shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post