Avokati i njohur Ylli Manjani ka bërë një reagim pas mbledhjes së kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit, ku deklarimet e kreut të qeverisë i quajti false.
Postimi i Manjanit
“Atëherë, për të kuptuar se ku gjendet “Peshku i madh” duhet mbajtur parasysh se:
1. Pushteti lokal i gjithi siç është, në 61 bashki, prokuron jo më shumë se 20% të fondeve të buxhetit të shtetit. Pra 80% e prokuron qeveria qendrore.
2. Në vlerë absolute, shuma që tenderon i gjithë pushteti lokal është thuajse aq sa pushteti qëndror i dha Bechettit për një tekë të Kryeministrit.
3. Një në tre kontrata që lidh pushteti qendror, kur harxhon atë 80%-in e fondeve që prokuron vetë, bëhet pa tender. Pra pa garë fare.
4. Të gjitha kontratat e koncensioneve dhe PPP-ve që janë lidhur, janë pa garë. Janë lidhur me oferta të pakërkuara.
Kaq mjafton besoj për të kuptuar se ku duhet gjuajtur për peshk të madh e ku për të vogël…
Kaq mjafton për të kuptuar falsitetin e deklarimeve të Kryeministrit, por edhe entusiazmin e sukseseve të mëdha të reformës në drejtësi…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post