Ola dhe Murati ishin një nga çiftet që dolën bashkë nga programi “Përputhen”. Mirëpo, që nga dalja e tyre ata kurrë nuk u panë bashkë në publik dhe fansat menduan se kurrë nuk ishin përputhur në të vërtetë.
Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në programin “Top Arena” Ola deklaroi se është ndarë nga Murati.
Ajo u shpreh se pas daljes nga programi të dy ata janë përballur me realitetin , dhe gjërat që kanë ndodhur i kanë distancuar.
Ola u shpreh se Muratit i ka ngelur hatri me të, por nuk e di arsyen.
“Kanë ndodhur shumë gjëra. Jemi përballur me realitetin përtej kamerave, jemi distancuar pak, si puna, si njëri-tjetri. Nuk jemi bashkë. Mendoj se ka një qejfmbetje nga ana e tij, gjë që nuk ma ka shprehur prandaj nuk flasim. Mendoj i ka ngelur qejfi nga ndonjë video që kam hedhur unë në rrjete sociale, gjë që ndodh në imagjinatën e tij sepse nuk ka diçka reale. Ai nuk ka kërkuar as sqarime, prandaj dhe unë dhe nuk ia jap. Të kishte dashur do më kishte pyetur”, – tregoi Ola.
Diskutime rreth kësaj post