Ditën e djeshme disa fotografi të Sindi Locit pa make-up qarkulluan nëpër rrjete sociale. Ndaj kësaj situate ka reaguar ashpër Sindi duke përfshirë në debat edhe ish-konkurrentet e “Përputhen” që nuk kishin lidhje fare me këtë ndodhi.
Ajo ka sqaruar se këto foto ishin realizuar në një vend ku nuk kishte dritë dhe nuk kishte vendosur asnjë ‘grimë’ make-up.
Madje, Sindi përmendi edhe operacionet plastike që vajzat e “Përputhen’ kanë realizuar duke u shprehur se nuk kanë pse ‘kapen’ me fotot e saj.
“Unë edhe kur isha në emision isha vajza e vetme që shkoja pa make-up dhe e thjeshtë nëpër takime. Jam e vetmja që nuk ka bërë pikë ndërhyrjeje se aq konfidente jam me pamjen time”, – ka thënë Sindi mes të tjerash.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post