Neritan Ceka teksa po komentonte zgjedhjet e 25 prillit, theksoi mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të paekspozuarit’ se në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo sipas tij duhet pranuar.
Ceka quajti demokracinë në vend të rreme dhe qytetarët aktorë, ku secili duhet të luajë pjesën që ka zgjedhur vetë.
“Duke pranuar faktin e dhimbshëm që këtu zgjedhje të ndershme dhe të lira nuk do ketë, jemi në teatrin e demokracisë dhe do ta luajmë këtë pjesë, nuk kemi çfarë të bëjmë. Ky është një teatër i madh ku gjithë populli angazhohet, dikush shet votën, dikush e blen, dikush shkon me ndershmëri, ky është teatër ku secili ka rolin që ka zgjedhur vetë.
Në ndryshim nga fakti që dikush ndihet humbës dhe dikush fitimtar do thoja këtë gjë që këtu ka dy fitimtar, i pari është fitimtar humbës, ky që e ka marrë pushtetin me gjithë këto borxhe dhe i dyti është humbësi fitimtar që në këtë rast është PD që më në fund u bë parti, ka një lider europian. Ne nuk kemi nevojë për heronj, një Skënderbe ishte, iku, u mbyll historia. Ne nuk na duhen heronjtë, heronjtë janë të rrezikshëm, na kanë shkatërruar, përveç Skënderbeut. Ajo që ka fituar populli shqiptar është një opozitë, kaq”, – tha Ceka.
Diskutime rreth kësaj post