Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron se zëvendës kryeministri Erion Braçe është pjesë e aferave në grupin e Lushnjës që SPAK çoi pas hekurave, bashkë me kryebashkiakun Fatos Tushe.
Duke iu referuar një bisede të dalë nga përgjimet mes Tushes dhe biznesmenit Ibrahim Lami, kur përmendet një person me “B”, por pa emër, Berisha thotë se ai është Braçe dhe se as SPAK dhe as heshtja e pluhuri nuk e fshehin dot. Ai i kërkon të tregojë sa ka ndarë me biznesmenin.
Postimi i Berishës:
““B” në tavë është Braçe!
Erion mos u fshih pas B. as dhe SPAK-ut, por trego sa ndave me Bimin!
As “B”. As SPAK-u as dhe heshtja apo pluhuri nuk të fshehin dot!
Miq lexoni shkrimin e me poshtëm se kush është “B” që SPAK e mban sekret dhe cili është roli i tij në pazare! sb“-shkruan Berisha.
Në bisedat e përgjuara meskryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, dhe biznesmenit Ibrahim Lami, në dosjen e SPAK të publikuara. Tushe i kërkon ndihmë biznesmenit, që të ndërhyjë për vajzën e tij, e cila ka provim në Mjekësi. Më tej, në përgjime del edhe një takim mes Tushes dhe Lames në një hotel në Tiranë, ku rezulton se kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për më shumë se një orë.
Diskutime rreth kësaj post