Gjatë ditës së sotme në seancën e sotme në kuvend, aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, është fotografuar gjatë ditës së sotme duke fjetur gjumë. Një person nga opozita e kapi papritur në fotografi duke fjetur dhe ky veprim nuk i pëlqeu aspak Matoshit.
Ajo ka fajësuar kolegët e opozitës që i bën foton dhe që më pas ua shpërndanë disa portaleve në Kosovë. Ditën e sotme Matoshi ka publikuar në Instagarm këtë foto dhe ka bërë një shkrim të shkurtër rreth kësaj çështjeje.
“Të nderuar ndjekës të mi! Kolegët e opozitës nga krahu im i djathtë më shumë merren me mua se me problemet që i kanë shkaktuar vendit! Kanë kohë të bëjnë fotografi, kanë kohë të më shtantazhojnë por kurrë kohë nuk patën të punojnë për të rregulluar diçka për vendin tonë!
Edhe e kam kuptuar që janë shumë të lidhura me disa por*tale e luftojnë për klikime e pastaj paratë i ndajnë bashkë! Ata kan qejf pak edhe me qenë pak IN, por kurrëqysh nuk kanë dhezur që sa vjet. Të lutemi për ta. Me lakmitarët”, – ka shkruar Adriana Matoshi në InstaStory.
Diskutime rreth kësaj post