Petrit Vasili mbajti një qëndrim të ashpër teksa u pyet sot në rubrikën ‘Opinion’ nëse LSI do të hyjë apo jo në Kuvend në shtator.
Pjesë nga intervista:
Zoti Ruçi dje e cilësoi Kuvendin si kantierin më të madh të ligjvënies. Ju do të jeni në parlament?
Petrit Vasili: Këtë pyetje e ka ezauruar KQZ, sigurisht që do të jem. Sa i takon fjalës kantier, ne kemi qenë gjysmën e legjislaturës në parlament. Ajo e Ruçit ishte mbyllja më e turpshme, me atë parlament. Ka qenë një kantier, i cili ka prodhuar miliarda euro dëm shtetit, koncensionet më të rënda korruptive. Kantieri i turpit ishte mundësi për t’i treguar shqiptarëve se çfarë do të ndodhte. Megjithëse ndërkombëtarët e bënë për shpirtin e tyre një fjalë, kapja vazhdoi. Kemi koncensione që po e shkatërrojnë ekonominë e vendit.
Ju do të jeni pjesë e parlamentit, PD thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve, a do të jeni në parlament, sepse kur s’e njeh nuk shkon të jesh?
Petrit Vasili: Do të qëndroj larg provokimit tuaj gazetaresk. Parlamenti është një fushë beteje tjetër, që duhet rimodeluar dhe toleranca të jetë zero. Fjala ka shumë rëndësi, denoncimi po ashtu. E vërteta nuk është çështje numrash. Në rrjete sociale reflektohet një neveri, pranuan të shpërbënin punën e tyre të 5 qershorit. Kam qenë aktiv dhe për fajin tim i besova ndërkombëtarëve. Jam i penduar, sepse shoh një marrëveshje të bërë copa copa. Kushtetuta e vendit u ndryshua dhe u mbështet nga ndërkombëtarët. Nuk flisnim për teatrin, për koncensione korruptive. Ne kemi konstatuar fort ligjin për përgjimet. Kauzat që ne ngritëm, e na tregonin kërpudhën e Edi Ramës që u prish nga një manifestim madhor.
Ju hyni në parlament jo me pritshmëritë që kishit, sepse nuk morët aq mandate sa dëshironit. Cili është bilanci që bëni sot?
Petrit Vasili: Bilancin kërkojani Prokurorisë dhe drejtësisë që të zbardhë atë që ka ndodhur më 25 prill. Ne kemi depozituar në SPAK lista të tëra dhe dokumente, se si ndaheshin paratë me listë. Janë shpërndarë 45 mln euro nga shteti. Votohej një njeri 40 herë. Bilanc me vjedhjen, ne s’bëjmë dot. Kam një koncept të qartë, nëse zgjedhjet prishen që pa filluar. Ju patë një KAS që refuzonte të merrte informacion, refuzonte! Kur zgjedhjet janë korrekte, sigurisht po, marr lapsin në dorë, shikoj dhe ngarkoj me përgjegjësi individë.
E njihni rezultatin e zgjedhjeve?
Petrit Vasili: Zgjedhjet janë të pa pranueshme, por nuk e përjashton që ne këtë ta themi në sallën e Parlamentit.
PD ka thënë që do të luftojë në të gjitha frontet, do të bëheni bashkë?
Petrit Vasili: S’kemi pasur asnjë ndare me PD dhe në procesin ankimor kemi mbështetur njëra-tjetrën, patjetër, s’ka asnjë ndarje nga PD. Këtë e kemi detyrim sepse është shqetësim i të gjithëve.
A keni sot një pakënaqësi ndaj PD?
Petrit Vasili: Pakënaqësia që kam unë është që Shqipëria bëri zgjedhje të turpshme, negociatat nuk u hapën. Ne e kishim paralajmëruar këtë. Ne kemi përpara krizë ekonomike të tmerrshme. I izoluari jeton si Kim Jong-un në Kore. Zgjedhjet na rikthyen në kohë polemikash. Ne sot flasim për zgjedhje të papranueshme, janë ndërruar pushte në 2005, por nuk u diskutuan. Por sa herë që është Edi Rama, do të ketë shkatërrim zgjedhjesh. Përgjimet e trafikanteve del implikimi i tyre në procesin zgjedhor.
Do të ketë rikthim të protestave?
Petrit Vasili: Në një luftë politike s’ka instrument të gjymtuar. Denoncimi deri në fund, aksioni politik, të gjera. Ka vetëm një dallim, ky do të jetë opozitarizëm të ashpër, sepse kemi një demokraci të rrënuar. Rama i kërkon Policisë të pastrohen nga të inkriminuarit brenda 100 ditësh, ku i inkriminuari është vetë. Ne kemi denoncuar fikjen e radarëve, dolën tre ministra me radhë, thanë si ka mundësi të mbyllet. Në fund doli që shteti vetë krijonte autostrada detare për krimin. Ato të cilat DASH në 5 vite radhazi i ka nxjerrë sheshit, duke treguar se paratë pastrohen në mes të Tiranës, këtë autostradë e ka hapur qeverisja e Edi Ramës. Praktikisht jemi në situatë kritike që kërkon reagim të ashpër.
Diskutime rreth kësaj post