Ronela Hajati është padyshim një nga artistet më të mira në tregun muzikor shqiptar. Së fundmi, ajo ka publikuar albumin e saj më të ri i cili ka rezualtur mjaft i suksesshëm.
Para disa ditësh ajo ishte e ftuar në emisionin radiofonik “Pardon my French” dhe ka folur lidhur me skuadrën e saj e cila kujdeset për këngët që ajo sjell.
“Nuk kam një team gjigant që vjen pas meje. Unë kam një menaxher që merret me koncertet e mia, kam bashkëpuntorët në studio dhe pastaj çdo gjë ndodh sipas kokës time. Unë dua që të më blihen këngët jo të paguaj për të mi parë këngët”, – u shpreh Ronela.
Gjithashtu ajo nuk nguroi të hidhte kunja për artistët e rinj të cilët nuk kanë as kulturë as formim artistik.
“Disa nuk e meritojnë t’i ndizet kamera para tyre. Të jesh artist duhet të kesh kulturë e formim artistik.Sado që unë mund të bëj këngë eksplicite apo balada, mund ta bësh kur njerëzit janë mësuar me ty. Njerëz që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të të zhdukin ty, në një shtet tjetër kjo nuk do ndodhte. Unë nuk dua të gjykoj. Ske çfarë bën, të paktën të përpiqesh të ecin këngët e tua,” – u shpreh Ronela.
Diskutime rreth kësaj post