Mbrëmjen e kaluar Italia ia arriti të fitonte ndaj Spanjës duke kaluar kështu në finalen e madhe të Euro2020. Italianë e shqiptarë u bënë bashkë për të festuar rrugëve të Italisë deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Por duket se festimet e tyre nuk mund të kalonin pa incidente dhe mbrëmë ishin shqiptarët ata që i shkaktuan. Mediat italiane kanë publikuar një video të një aksidenti të ndodhur në Cuneo, ku një shqiptar i cili drejtonte një automjet tip ‘Fiat Punto’ ka përplasur një motor me dy pasagjerë.
Siç mund ta shihni në video një ‘Punto’ në ngjyrë blu hyri në zonën e këmbësorëve në sheshin kryesor në Cuneo, duke goditur një skuter ku ndodheshin një vajzë dhe një djalë.
Një vajzë 14-vjeçare e cila po udhëtonte si pasagjere një skuter të drejtuar nga një djalë i lindur në Marok mbeti e plagosur. E mitura ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i është thyer nofulla, ndërkohë 20-vjeçari është dërguar në spital vetëm me dëme në fytyrë.
Ndërsa shqiptari u ndalua për ngasje nën ndikimin e alkoolit dhe u gjobit për mungesë të mbulimit të sigurimit, certifikatës së regjistrimit dhe automjeti iu konfiskua menjëherë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post