Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Ervin Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit politike.
Sipas Bushatit, këto katër vitet e fundit të qeverisjes socialiste nuk kanë qenë aspak vite të lehta për vendin, ku përmendi këtu bojkotin e opozitës nga parlamenti, veprim që e cilësoi si shumë të dënueshëm jo vetëm nga politika, por edhe nga qytetarët shqiptarë, të cilët i dhanë kësaj opozite ndëshkimin e merituar në zgjedhjet që sapo lamë pas, ato të 25 prillit.
“Këto kanë qenë vite shumë të vështira për shoqërinë shqiptare, kështu që do mbahet mend për sfidat që ka kaluar. Parlamenti është pjesë e shoqërisë dhe shoqëria shqiptare ka kaluar një tërmet, një pandemi dhe për shkak të politikës një bojkot të zgjatur, pak të dhunshëm nga pjesa e atyre që protestonin, megjithatë ka arritur që të bëjë shumë. Akti i largimit të opozitës nga parlamenti është shumë i dënueshëm. Jo vetëm ne, por edhe qytetarët shqiptarë e kanë dënuar këtë akt tyrin. Dhe këtë e treguan edhe në zgjedhjet që sapo lamë pas, ku votëbesuan sërish mazhorancën aktuale, duke i dhënë një mandat të tretë”, deklaroi Bushati për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post