Lidhja e Kiara Titos me Butrint Imerin është përfolur për një kohë të gjatë në mediat rozë. Dyshja nuk e ka pranuar kurrë publikisht raportin që kishin, por fotot e shpeshta që paparacët u bënin i nxirrin disi zbuluar.
Më vonë, me pjesmarrjen e Kiarës në videoklipin “Hajt Hajt” të Butrintit, zërat u shtuan edhe më shumë.
Mirëpo, që nga ajo kohë kanë kaluar dy vite dhe ende ata pyeten rrreth lidhjes që kishin krijuar më para.
E ftuar në emisionin “Express Rozë” teksa u pyet për këngëtarin, Kiara tregoi se i ka ardhur në “majë të hundës” e gjitha kjo dhe se nuk dëshiron të pyetet më.
“Mendoj se kjo pyetje do të vazhdojë të më bëhet për aq kohë sa do jem pjesë e televizionit, nuk dua të flas sepse është një gjë që i ka ikur vlera”, – tha Kiara.
Ajo shtoi se shpreson që mos ti bëhet më kjo pyetje pasi nuk dëshiron të flasë për këtë temë.
Diskutime rreth kësaj post