Fatbardh Kadilli bën përgjegjës Lulzim Bashën për gjendjen në ë cilën ndodhet Partia Demokratike. Sipas tij, në kohën e Sali Berishës PD ka qenë keq, por me ardhjen e Lulzim Bashës është përkeqësuar akoma më shumë.
Ajo që e bën më të rëndë situatën në selinë blu, për Kadillin, është se demokratët e identifikojnë partinë, logon e saj, me Sali Berishën dhe më pas me Lulzim Bashën. Nisur nga kjo, Kadilli tha se ka marrë spunto për të bërë propozimet e tij për ndryshimet në statut, që t’i japin fund partisë që lidhet ngushtësisht me kryetarin.
Në platformë janë evidentuar problematikat me të cilat përballet kjo parti, dhe krahas saj, janë ofruar edhe zgjidhjet. Një nga pikat kyçe të saj, është edhe që kryetari që nuk mund të bëhet kryeministër, do duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe t’i hiqet mundësia për të rikandiduar, pasi shansi jepet vetëm një herë.
“Të gjithë vendet perëndimore e kanë të pashkruar, që po humbe zgjedhjet, largohesh. E dimë që zgjedhjet nuk kanë qenë asnjëherë në standarte europiane në Shqipëri. Modelet edhe më të mira duhen aplikuar mbi bazën e vende ku implementohen, kam bërë listën e probleme dhe për problematika të caktuara kam gjetur zgjidhje.1 mundësi ka një kryetari, kryetari i përkohshëm, partia e përhershme, e ka bërë keq Berisha, po e bën edhe më keq, por ai kishte më shumë zgjuarsi, më talent në politike, PD e ka ndjerë veten viktima nga 97 dhe e kemi justifikuar, Berisha tha se nëse nuk fitoj largohem, dhe u vendos një standard që u shkel.
Dua ndarjen e rolit të kryetarit në administrimin e partisë. Kryetari duke pasur autoritet në zgjedhje, e merr peng partinë, i jepet vetëm roli i drejtuesit politik. Sot sigla jonë lidhet automatikisht me Berishën, dhe me Bashën si transmetim të influencës së Berishës, që tani ka krijuar profilin e vet. Shumë figura mendojnë që nuk kanë një lider tjetër në PD, ky është një fatalitet, njerëz që i nënshtrohen fatalit unë i përbuz, prandaj sfidova Bashën dhe PD, që t’i kthehet sfidës, sot asnjë demokrat nuk shkoi symbyllur, çdo demokrat, mori një vendim të rëndësishëm, do i kthehet këtij vendimi disa herë në kokë “a bëra mirë apo bëra keq”, – tha ai për Report Tv.
Kadilli është ndalur edhe për marrëdhëniet që ka me Bashën, pasi garoi kundër tij për zgjedhjet në PD.
“Marrëdhënie institucionale me Bashën”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post