Deputeti i opozitës parlamentare i ardhur nga listat e LSI, Ralf Gjoni foli sot në Kuvend për arritjet e tij duke thënë se, ‘ne hapëm listat e hapura edhe pse jo 100%’. Ai falenderoi kolegun e tij Myslym Murrizi, Gramoz Ruçin dhe partinë socialiste për bashkëpunimin mes tyre.
“Ne hapëm listat e hapura edhe pse jo 100%, tani punën le ta vazhdojë legjislatura e ardhshme. Ne si shoqëri nuk kemi gjetur paqe me krimet që kanë ndodhur në kohën e diktaturës. Ne ia propozuam nismën për “komunizmin”, se kush ka qenë zyrtarë në sistemin komunist të përjashtoheshin në të gjitha institucionet të shtetit.
Ne jua sollëm ligjin, ky parlament tregoi se bijtë e komunizmit vazhdojnë të qeverisin. Ne saksionuam kapjen e shtetit shqiptar nxjerrja lakuriq me ekspozimin e kësaj lakuriqësia vjen nga poshtë, vetëm kur populli ta kuptoj do ecim para. Kemi trashëguar një sërë problemesh, falenderoj Myslym Murrizin, partinë socialiste dhe Gramoz Ruçin. Unë mendoj si jashtë parlamentit dhe brenda beteja vazhdon ne të ndërtojmë këtë demokraci”, – tha Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post