Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se pushteti i kalbur i Rilindjes faktohet përditë nga abuzimet marramendëse.
Braimllari thekson se në çdo raport ndërkombëtar, del qartë se qeveria e Rilindjes ka thyer çdo rekord të të qënit e korruptuar.
Postimi i Endrit Braimllarit:
“Pushteti i kalbur i Rilindjes faktohet çdo dite me abuzime marramendese me fondet publike. Ne çdo raport nderkombetar del qarte si qeveria me e korruptuar. Pushteti monist i rilindjes nuk njeh konkurrence ne prokurimet publike si ato te (Fatos Tushes)
Prokurime fiktive me mungese te barazise ne gare, te paracaktuara per klientet e pushtetit monist ne kurriz te qytetareve. Çdo administrim pushteti i Rilindjes eshte pasqyra e Edi Rames. Qeveria kalon ne parlamentin monist ligje klienteliste PPP, shkel hapur dhe pa asnje pergjegjesi Kushtetuten.
Ministrite, Drejtorite e pergjithshem menaxhojne fondet publike me tendera fiktive, Bashkite bejne te njejte gje. Pra shume e qarte kemi te bejme me nje pushtet abuzues dhe te korruptuar, çdo gje eshte pasqyre e atij qe e drejton, e Edi Rames.”-shprehet Braimllari.
Diskutime rreth kësaj post