SPAK ka ndërmarrë një tjetër operacion të fuqishëm ku janë vënë në pranga disa zyrtarë të lartë dhe vetë kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe.
Sipas analistit Frrok Çupi, “këta janë të korruptuarit më të vegjël. Çupi shprehet se “Meta do të jetë i pari nga peshqit e mëdhenj…”. Çupi thotë se “shteti nuk është më në duart e qytetarëve, por në duart e këtyre njerëzve të pushtetshëm”.
“Kemi sot të korruptuarin më të madh të botës (Sali Berishën). Nuk është shpallur i tillë asnjë ish-President tjetër. Këtu janë aq shumë të korruptuar, sa mund ta vendosësh dorën te secili.Krimi këtu është aq i rëndë, sa ne kemi hyrë në epokën e prangave. Duhet të kishim hyrë më shpejt. Kemi një sistem me politikanë shumë të këqinj, kemi njerëz që kanë qeverisur në mënyrë tragjike në vendin tonë, sa që dhe kriminelin e kanë lënë të bëhet më kriminel se sa ishte. E kanë lënë dhe hajdutin të bëhet më hajdut se sa ishte”.-tha ai.
Më tej, shprehet se “këta pushtetarë janë mpleksur aq keq me krimin sa nuk dalin dot më”.
“Njerëz si Meta, Berisha etj e kanë lënë veten në duart e kriminelëve dhje tani nuk dalin dot. Vjedhja dhe krimi i qeveritarëve i ka çuar të krijojnë figurën e përbindëshit dhe tani nuk shpëtojmë dot”, tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post