Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dhënë një tjetër mesazh nga vizita e tij zyrtare në Hungari. Nëpërmjet një videoje në rrjete sociale, ku ndan pamje nga pritja presidenciale, Meta shkruan se e ardhmja e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë është jashtëzakonisht premtuese.
Më tej, Kreu i Shtetit, shpreh mirënjohje për homologun e tij hungarez, Janos Ader dhe e falënderon për pritjen e ngrohtë.
Postimi i Ilir Metës:
“E ardhmja e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore, historike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë është jashtëzakonisht premtuese. Mirënjohje Presidentit Ader për rikonfirmimin e vullnetit të përbashkët dhe faleminderit për pritjen e ngrohtë!”-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post