Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Samitin Botëror të Partive Politike me Partinë Komuniste të Kinës.
Balla deklaron se mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe.
Deklarata e Ballës:
“Në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës. Mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe.
Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur. Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm”, shprehet Balla.
Diskutime rreth kësaj post