Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas arrestimit nga SPAK të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tusha, si dhe 10 zyrtarëve të tjerë.
Manjani shkruan me ironi se SPAK funksionin vetëm në Lushnje, ndërsa në Tiranë nuk guxon ta bëjë këtë gjë.
Ish-ministri ngre alarmin se në vendin tonë duhet të bëhen sa më parë zgjedhjet e parakohshme vendore.
Postimi i plotë:
“Jam shumë dakord!
Kanali vaditës në Lushnje është i rëndësishëm, ndaj abuzimi me të duhet ndëshkuar. Shpresoj të jetë dokumentuar mirë abuzimi.
Por të mos i vijmë vërdallë hiç muhabetit.
Shembja e PALIGJSHME e Teatrit Kombëtar e një godine që ende sot është e mbrojtur nga ligji për trashëgiminë, e shembur pa miratuar më parë projektin zhvillimor e pa një leje zhvillimore, është po aq abuzuese(në fakt është më e rëndë) sa kanali i Lushnjes. Është kryer nga i njëjti rang funksionari publik si kryetari i bashkisë së Lushnjes. Të dy janë të emëruar e jo të zgjedhur. Por këtej nga Tirana nuk funksionon SPAK ende!!!
Këtej nga Tirana kanë edhe luksin të bëjnë gangsterin kundër Gjykatës Kushtetuese, në dallim nga ai i Lushnjes që nuk guxon ta bëjë këtë gjë…
Ndërkohë, a u ka mbetë më pushtet lokal këtyre që të justifikojnë votimet moniste?!
Duhen zgiidhje e përgjegjësi politike jo thjesht deklarata mbi e për SPAK-un.
Duhen zgjedhje vendore legjitime si mjeti i vetëm nga ku buron legjitimiteti i të zdhedhurve vendorë.
Këta të sotmit janë thjesht të emëruar…” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post