Një aeroplan rus (AN-26) me 28 persona në bord është zhdukur në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët të Rusisë.
Sipas mediave vendase, avioni humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror teksa u përpoq të ulej. Në bord ishin 22 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Mësohet se mes pasagjerëve ishin edhe dy fëmijë nën 12 vjeç.
“Ka gjashtë anëtarë të ekuipazhit dhe 22 pasagjerë (përfshirë fëmijë) në bordin e avionit An-26. Një helikopter dhe trupat nga Ministria Ruse e Emergjencave po përgatiten për një operacion kërkimi dhe shpëtimi“, – tha një përfaqësues i shërbimeve të urgjencës. Mësohet se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë në zonën e lokalizuar ku humbi gjurmët avioni.
Diskutime rreth kësaj post