Avokat Spartak Ngjela ka reaguar ‘flake për flakë’ për arrestimet që ndodhën paradite në Lushnje me urdhër të SPAK, ku mes të arrestuarve është edhe kryebashkikau Fatos Tushe. Ky i fundit akuzohet për korrupsion.
Ngjela tha se ky është vetëm fillimi dhe SPAK e ka nisur goditjen nga ata që kanë pushtetin, por do të vijojë dhe me të djathtën.
“Duken shenjat që SPAK po godet majtas, të shohim se kjo është lufta anti-korrupsion. Kjo është skemë e nxjerrë nga Napoleon Bonaparti, kur frenoi terrorin në Francë, i ra majtas, se ai dhe revolucioni ishin majtas. Duke thënë se nuk është me tendencë, pastaj i ra dhe të djathtëve, i bëri copë dhe ata. Kur janë të inkriminuar të dy palët, e fillojnë nga ata që janë në pushtet,” – tha Ngjela për emisionin ‘Breaking’.
Diskutime rreth kësaj post