Lidhur mbi zhvillimet brenda PD, ish-Presidenti Nishani, tha gjatë një interviste televizive se lidhur mbi qëndrimet e tij ndaj Bashës, ai ka qenë kundër mbledhjes së Këshillit Kombëtar dhe ishte koha për të shkuar te baza për të parë realisht se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet e 25 prillit. Nishani tha se jemi në prag të një shpërthimi social dhe vendit i duhet një opozitë e fortë.
Deklarata e Nishanit:
“Unë kam votuar. Nuk u diskutua fare data e zgjedhjeve. Unë e kam kundërshtuar si proces. Pas z. Basha kam marrë fjalën si kryetar i Këshillit Kombëtar dhe kam nënvizuar që mbledhja e Këshillit Kombëtar në atë kohë dhe çështjet që ishin dhënë për diskutim ishin jashtë kohës, të parakohshme dhe të pagjetura.
Sepse nuk ishte koha as për zgjedhjet, as për analizë në Këshill Kombëtar, ishte koha për të shkuar të baza, për të parë se çfarë ka ndodhur realisht.
Nëse ka nxituar Nishani, ka nxituar sepse nxitoi Basha për ti ikur përgjegjësisë. Që tha se tani do të fillonte betejën. Si fillon betejën?! Pas 3 humbjesh?! Kjo ishte fyese.
Ishte një platformë për t’i ikur përgjegjësisë politike. Këtu është çështja e PD dhe alternativës qeverisëse. Nëse PD do të vazhdojë në këtë gjendje, me një qeverisje skandaloze që duhet të ketë frikë nga opozita, këtu nuk ekziston më, kjo është shuarja e gjithçkaje. Nuk është më shqetësimi im karrigia e opozitës. Dhe ne do të shkojmë drejt shpërthimit social”, tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post