Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Berlinit, që po zhvillohet sot virtualisht, ku të pranishëm janë edhe Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel në fund të fjalës së kryeministrit në samitin e Berlinit, e ka falënderuara për këndvështrimin e tij të drejtpërdrejtë në lidhje me integrimin dhe shpreson që të bëhet më shumë progres.
Deklarata e Merkelit:
“Faleminderit i dashur Edi për tablonë mjaft të drejtpërdrejtë sipas këndvështrimit tuaj. Kemi folur së fundi në telefon dhe shpresojmë që do të bëjmë progres. Në vijim, në listën time është presidenti Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Merkel.
Diskutime rreth kësaj post