Mesfushori gjerman, Thomas Muller pati një shans të artë në ndeshjen ndaj Anglisë në fazën e 1/8-ave në ”Euro 2020”. Pas një asisti perfekt nga Kai Havertz, 31-vjeçari u gjend i vetëm përballë portierit Pickford, por nuk arriti të shënojë, duke i mohuar barazimin Gjermanisë, e cila më pas e humbi ndeshjen me rezultatin 0-2.
Pas ndeshjes, Muller kërkoi faljen për mos realizmin e golit, që ndoshta mund ta dërgonte ndeshjen në kohën shtesë. Por, tashmë ai ka analizuar shkaqet se përse Gjermania u eleminua nga kampionati evropian, dhe për këtë, ia hedh fajin ish-trajnerit Joachim Low.
Sipas Muller, skemat taktike të Low nuk ishin të sakta dhe kjo solli eleminimin e tyre para kohe nga kompeticioni europian.
“Fiksimi ynë për të mos pësuar gola, duke përdorur një mbrojtje kompakte dhe strategjia ‘të presim e të shohim’, janë dy shkaqet pse dështuam në Euro2020“, ka shkruar 31-vjeçari.
Diskutime rreth kësaj post