Të gjithë po flasin rreth mega-operacionit ku 200 forca policore përfshi ato të RENEA dhe FNSH janë angazhuar në super-aksionin e madh të koduar “Shpirti” për goditjen e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Policia ka sekuestruar rreth 60 mijë euro dhe dy armë zjarri gjatë aksionit për arrestimin e disa prej anëtarëve të këtij rrjeti që do të trafikonin rreth 6 ton drogë, hashash, kokainë dhe heroinë me vlerë 55 milion euro.
Mes të arrestuarve janë tre zyrtarë të lartë të policisë, një prokuror dhe administratorë lokalesh. Gazetari Artan Hoxha duke u nisur nga këto zhvillime ka paralajmëruar me një mesazh të koduar aksione të bujshme nga SPAK.
Postimi i Hoxhës:
“Në ditet e të “nxehtit” afrikan, prisnin “furtune”,
por fryu vetem nje “fllad” i fresket veror
Kam frike se nga gushti, do bej prape shume “nxehte”…
Zot në qiell, mbaje doren….”-shprehet Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post