Vullkani Etna, vijon që të dhurojë pamje të mrekullueshme, teksa ditën e sotme ka pasur një shpërthim intensive në kraterin e saj.
Pamjet e bëra publike nga media italiane, Tgcom24, tregojnë fuqinë e erozionit të vullkanit aktiv më të madh në Evropë në 3 mijë metra lartësi, teksa shihen copëzat e vullkanit dhe llava, teksa zbret përgjatë malit, në drejtimin jug-lindje.
Ky fenomen, ndodhi dy ditë pas shpërthimit më të fundit, teksa pritet që sot të zhvillohet një takim mes rajonit të Siçilisë dhe Mbrojtjes Civile për të marrë masat përkatëse për t’u përballur me këtë problem, që mesa duket vijon të kërcënojë sigurinë në zonë.
Etna shpërthen vazhdimisht, për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike Afrikane dhe Euroaziatike. Shpërthimi më i madh u regjistrua në 16 Mars 2017, kur dhjetë persona, përfshirë një ekip të lajmeve të BBC u plagosën.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post