Sindi Loci doli e vetme nga “Përputhen”, ndonëse ishte një nga konkurrentet që qëndroi më gjatë në program. Ajo nuk arriti të përputhej me asnjë nga djemtë në emision, por siç duket ka gjetur dashurinë e saj jashtë.
Ditën e djeshme, ajo ishte e ftuar në emisionin “Trotuar” për të folur për jetën e saj pas daljes nga emisioni.
Ajo ka zbuluar se tashmë zemra e saj është e zënë dhe ka përjashtuar mundësinë e krijimit të ndonjë lidhjeje me njërin nga djemtë e “Përputhen”.
Sindi tregoi se djali që i ka rrëmbyer zemrën është i sinqertë dhe kjo e ka bërë të bjerë në dashuri me të dhe se shpreson shumë se mund të krijojnë një të ardhme së bashku.
Diskutime rreth kësaj post