Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuara ndryshimin e buxhetit të vitit 2021 nga mazhoranca qeverisëse, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.
Gjatë një prononcimi për mediat, deputetja e zgjedhur Tabaku theksoi se nuk është aspak e suprizuar nga vendimi i qeverisë për të ndryshuar për herë të katërt buxhetin e shtetit nëpërmjet një akti normative. Sipas zonjës Tabaku, u duk që në krye të herës që ky ishte një buxhet elektoral.
“Që kur u miratua buxheti në fund të vitit të shkuar dukej qartë që nuk ishte një buxhet vjetor, por për qëllime elektorale. Nuk merrte parasysh vaksinimin, pandeminë. Ishte e qartë që pas prillit buxheti do të rishikohej sepse hapësira fiskale ashtu siç ishte e programuar, ishte e hartuar për 4 muaj, jo realist, pa vizion, elektoral dhe korruptiv. Përdorimi i akteve normative për ndryshimin e buxhetit është kthyer në rregull dhe është kthyer në normalitet. Kjo tregon paaftësinë e qeverisë për të planifikuar, për të menaxhuar financat publike”, – deklaroi ajo.
Duke përmendur Unazën e Re të Tiranës apo Teatrin Kombëtar, zonja Tabaku theksoi se borxhi po merret për projekte korruptive.
“Projektet kanë lidhje o me një aferë korruptive, o me një aftësi të munguar menaxheriale me një arrogancë të jashtëzakonshme në qeverisje. Ju përmendët Unazën e Re të Tiranës, që është projekti e një projekti korruptiv. Tre herë në mënyrë të njëpasnjëshme janë rritur kostot. Përmendët ujësjellësit, teatrin, edhe kjo është përsëri e njëjta çështje. Nuk janë çështje prioritare, nuk ishte prioritare prishja e teatrit. Çështja e ujësjellësve, një keqmenaxhim i jashtëzakonshëm, punësim militantësh, rritje e çmimit të ujit, pa ofruar cilësinë e ujit. Projektet ose nuk janë prioritare, ose ka lidhje me probleme të qeverisë për të realizuar projektet ashtu siç duheshin bërë. Është një kosto e madhe për buxhetin e shtetit dhe për çdo qytetar”, – nënvizoi Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post